📍 Shërbejmë të gjithë Tiranën dhe rrethinat
🕑 E Hënë–E Diel 08:00–20:00  •  Urgjenca 24/7: 068 550 5845
Shërbim Urgjent

Urgjenca Elektrike 24 Orë në Tiranë

Rrymë që ka shkuar, nuhatje djegieje, siguresa që s'ngrihet dot ose rrezik i dukshëm — mos prit. Na telefono direkt dhe do të koordinojmë një vizitë sa më shpejt.

Kur duhet të na telefonosh menjëherë

  • Nuhasni erë djegieje nga priza, çelësa ose paneli elektrik
  • Siguresa bie vazhdimisht dhe s'qëndron e ngritur
  • Rrymë e plotë ose e pjesshme e shkuar në banesë/zyrë
  • Shkëndija të dukshme ose kabllo të dëmtuara
  • Ndjeni goditje të lehtë elektrike duke prekur pajisje ose priza

Nëse ka rrezik të dukshëm zjarri, ndërprisni rrymën nga paneli kryesor (nëse është e sigurt ta bëni) dhe na telefononi menjëherë.

Si funksionon urgjenca

  • Na telefono direkt — pa formular, pa pritje
  • Të orientojmë çfarë të bësh derisa të vijmë
  • Vijmë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas zonës
📞 Telefono Tani
Pyetje të Shpeshta

Pyetje mbi urgjencën

Përpiqemi t'ju vijmë sa më shpejt të jetë e mundur, në varësi të zonës dhe ngarkesës së momentit. Gjatë telefonatës do t'ju japim një kohë të përafërt.

Po, për situata urgjente na telefono në çdo orë. Për shërbime jo-urgjente, orari standard është E Hënë–E Diel 08:00–20:00.

Kostoja e urgjencave jashtë orarit normal mund të jetë më e lartë. Do t'ju informojmë qartë për çmimin gjatë telefonatës, para se të vijmë.

📞 Telefono 💬 WhatsApp